Sport

“Çmendet” Cristiano Ronaldo! Shpërthen ndaj gjyqtarëve dhe shtyn me forcë një fans që donte të bënte një selfie - Shikoni videot

Cristiano Ronaldo është pare shumë i zemëruar me arbitrimin që ju bë Al Nassr. Portugezi ka pretenduar për dy penallti të padhëna ndaj tij.

22 Gusht 2023, 23:28 Nga DOSJA
“Çmendet” Cristiano Ronaldo! Shpërthen ndaj

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo e humbi durimin gjatë fitores së Al Nassr në raundin e tetë të Champions League të Azisë, me portugezin që kurrë nuk e keni parë kësisoj.

Al Nassr mundi 4-2 Al Ahlin e Dubait dhe rezervoi biletën për në çerekfinale të Champions League të Azisë, por Cristiano Ronaldo e përjetoi kualifikimin disi më... intensivisht se të tjerët.

Sulmuesi portugez iu drejtua gjyqtarëve dukshëm i irrituar, duke pretenduar dy penallti të mëdha për sinjalizimin e faulleve ndaj tij.

I tërbuar me arbitrimin e ndeshjes në fund të ndeshjes dhe pasi ua përplasi gjyqtarëve tërë tërbimin e tij në sy, portugezi duke u nisur drejt dhomës së zhveshjes, shtyu me inat edhe një tifoz në fushë që tentoi të bënte një selfie me të. 

Sigurisht që video tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Nuk është hera e vetme që CR7 ka sulmuar kështu kundër një tifoz, rastet veçanërisht kur ata mbështesin Lionel Messin nuk harrohen. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2023, 18:47

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...