Sport

Marquinhos (ri)zgjidhet kapiten pas votimit të fshehtë, shokët te PSG-ja e duan...

Luis Enrique e bëri të qartë, se zgjedhja e kapitenit nuk duhet të ishte një çështje e tij, por e lojtarëve…

22 Gusht 2023, 22:34 Nga DOSJA
Marquinhos (ri)zgjidhet kapiten pas votimit të fshehtë, shokët te

FRANCE - Marquinhos, lojtari më i vjetër i PSG-së pas Marco Verrattit (italiani nuk llogaritet nga Luis Enrique), u zgjodh kapiten para ndeshjes me Toulouse (1-1), por pas disa mosmarrëveshjeve të brendshme, votimi u përsërit këtë të martë dhe për të mos lënë asnjë dyshim, vota ishte e fshehtë. Në këtë votim të dytë, braziliani Marquinhos fitoi sërish.

Danilo Pereira ishte kapiten në përballjen e parë të Ligue 1, ndaj Lorientit (0-0), sepse Marquinhos e nisi ndeshjen në stol. Ai rifitoi statusin e tij në mbledhjen e dytë, pas zgjedhjeve të para, gjë që solli mosmarrëveshje të brendshme.

Marquinhos ishte kapiten në sezonet e fundit, kur trajnerë ishin Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Christophe Galtier. Megjithatë, Luis Enrique e bëri të qartë se zgjedhja e kapitenit nuk duhet të jetë një çështje e tij, por e lojtarëve.

“Për mua është shumë e thjeshtë: nuk i zgjedh unë kapitenët. Janë lojtarët ata që zgjedhin kapitenin. Ata votojnë dhe vendosin se kush i përfaqëson. Përvoja ime më thotë se nuk më takon mua të zgjedh. Ky do të ishte kapiteni i trajnerit. Jo, dua një kapiten të lojtarëve”,- tha trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2023, 18:47

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i komb&e...