Sport

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

Matthaus jep alarmin: "Ai ka probleme serioze shëndetësore"

22 Gusht 2023, 18:47 Nga DOSJA

GJERMANI - Gjermania është e shqetësuar për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares gjermane prej vitesh nuk është mirë dhe tashmë ish-lojtari i tij Lothar Matthaus ka treguar se po bëhet gjithnjë e më keq. 

“I urojmë të bëhet sërish Beckenbaueri i vjetër, plot energji, - tha ish-mesfushori i Interit për transmetuesin gjerman Rtl. - I urojmë shëndet sa më të mirë. Shpresojmë që të bëhet më mirë, ai vetë ka thënë gjithmonë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin ai nuk e ka. Nuk është shumë mirë . Le të shpresojmë që rruga të shkojë në drejtim të kundërt". 

Gjermania në ankth për Beckenbauer…

Beckenbauer, 78 vjeç më 11 shtator, prej vitesh nuk është mirë: në 2016 dhe 2017 kishte bërë dy operacione në zemër, në 2019 kishte një infarkt në sy. Këmbana e fundit e alarmit disa javë më pare, kur ai nuk mori pjesë në një takim ku mori pjesë e gjithë pjesa tjetër e ekspeditës triumfuese të Italisë 1990. “Shumë mundim për të,”- u justifikua bashkëshortja e tij. Tani fjalët e fundit të Mateut po shqetësojnë edhe një herë një komb të tërë që po lutet për Kaizerin e tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll