Bota

Parlamenti anglez ‘shuplakë’ kryeministrit Johnson, nuk e mbajti fjalën për Brexit

19 Tetor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Parlamenti anglez ‘shuplakë’ kryeministrit Johnson, nuk e

ANGLI– Parlamenti anglez ka votuar sot në favor të shtyrjes së afatit së daljes së vendit nga BE-ja.

Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe i ka dhënë një ‘shuplakë’ edhe kryeministrit aktual, Boris Johnson, përsa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Me një diferencë të ngushtë votash, Dhoma e Komunëve kaloi me 322 vota pro dhe 306 kundër dha verdiktin e saktë për të realizuar ‘’Brexit’’.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, u arrit një marrëveshje e re për Brexit mes Johnson dhe BE, në të cilën thuhej se Britania e Madhe do të dalë nga BE brenda muajit tetor.

Por pas votimit të sotëm kryeministri anglez Boris Johnson është i detyruar të kërkojë një afat të ri për daljen nga tregu i përbashkët ekonomiko-politik europian deri në orën 23:00.

Ishte vetë Johnson ai që këmbënguli se Anglia do të mbyllë procedurat e daljen nga BE-ja në datë 31 tetor. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit parlamenti anglez boris johnson brexit parlamenti anglez

Sondazh

Poll