Bota

Fshihet pjesa intime e gruas e pikturuar në skulpturë, pas ankesës së vizitores (FOTO)

19 Tetor 2019, 14:12 Nga DOSJA
Fshihet pjesa intime e gruas e pikturuar në skulpturë, pas

ISLANDË– Skulptuara e quajtur Lindja e Venusit do të hiqet nga qendra e artit pas ankesës së një vizitoreje në këshillin e qendrës së arteve.

Lulu Drew i Bribie Island paraqiti ankesën në Këshillin Rajonal të Gjirit Moreton, pasi ajo vizitoi Qendrën e Arteve të Komunitetit Bribie Island dhe vuri re që në skulpturën prej guri ranor po ekspozoheshin pjesë intime të gruas.

Zonja Drew tha që ajo kishte vizituar qendrën me një zotëri të moshuar, dhe ata “nuk dinin ku të shikonin”.

Drew më pas kontaktoi një ish këshilltar të Moreton, i cili i tha asaj se statuja ishte e njëjta që më parë ishte hequr nga një park publik për shkak të ankesave.

Vizitorja  tha që ajo nuk kishte turp për trupin e femrës, por skulptura kishte një “pozë shumë të trishtueshme”.

Ajo tha se Bribie Island ishte shtëpi për shumë njerëz të moshuar dhe ankesa e saj ishte pjesërisht për “respektimin e pleqve tuaj”

Historia e Lindjes së Venusit

Në vitin 2008, skulptura krijoi këtë titull pasi kryetari i atëhershëm i Caboolture Allan Sutherland urdhëroi që ajo të zhvendosej nga një park në Woorim.

Sutherland tha në atë kohë kur skulptura ishte zhvendosur, pasi ishte “fyese për gratë” pasi në të ishte pikturuar pjesa intime e gruas.

Burimi; Mobile.abc.net

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ankesa e vizitores islande lulu drew skulptura lindja e venusit ankesa e vizitores islande lulu drew skulptura lindja e venusit

Sondazh

Poll