Bota

‘Gaycoins, mos paragjyko para se ta provosh’, rusi padit Apple, e akuzon se kompania e bëri homoseksual

19 Tetor 2019, 12:16 Nga DOSJA
‘Gaycoins, mos paragjyko para se ta provosh’, rusi padit Apple, e

RUSI– Një ndodhi e pazakontë është regjistruar në Rusi. Një burrë ka paditur kompaninë “Apple” me pretendimin se një aplikacion në iPhone e bëri atë homoseksual dhe ndikoi që ta braktiste të dashurën për një burrë.

Megjithatë, ai hoqi dorë nga padia pas mbajtjes së seancës së parë për këtë rast. “Sot vendosëm të heqim dorë nga kërkesat ligjore”, tha avokatja e tij, Sapizhat Gusnieva, pa mbajtjes së seancës së parë me dyer të mbyllura në një gjykatë të Moskës.

Klienti i saj, i identifikuar në padi si D.E. Razumilov, nuk dëshiron që rasti të vazhdojë më, tha avokatja para gazetarëve të mbledhur para gjykatës.

Në ankesën e dorëzuar në gjykatë, ky burrë pretendoi se u bë homoseksual pasi porositi kriptovaluta “BitCoin” përmes një aplikacioni, por pranoi kriptovaluta të tjera, të quajtura “GayCoin”, të cilat erdhën me mbishkrimin “Mos gjyko para se ta provosh”.

Razumilov pas kësaj, ishte ndarë nga e dashura dhe kishte nisur një lidhje të re me një burrë, gjë që e turpëroi, pretendon avokatja.

Ai kërkoi nga kompania amerikane që ta dëmshpërblejë atë me një milion rubla ruse, të cilat e kanë vlerën e rreth 15 mijë e 670 dollarëve amerikanë.

Burimi: Daily Mail

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota padi ndaj apple rusi padi ndaj apple rusi

Sondazh

Poll