Sport

Pep Guardiola i nënshtrohet një operacioni në shpinë… ja sa do të mungojë!

Trajneri katalanas iu nënshtrua një operacioni në Barcelonë, ku do të rehabilitohet, duke munguar në ndeshjet e Premierligës kundër Sheffield United dhe Fulham.

22 Gusht 2023, 17:14 Nga DOSJA
Pep Guardiola i nënshtrohet një operacioni në shpinë…

ANGLI - Manchester City ka njoftuar se Pep Guadiola i është nënshtruar një operacioni të vogël në shpinë. "Menaxheri ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine kohët e fundit dhe ai fluturoi në Barcelonë për t'u operuar nga doktori Mireia Illueca. Ndërhyrja ishte një sukses dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë," tha City.

Guardiola do të mungojë deri pas pushimit të përfaqësueseve në shtator dhe do të jetë Juanma Lillo që do të stërvisë dhe do të drejtojë skuadrën në dy ndeshjet e ardhshme të Premier League kundër Sheffield United dhe Fulham. Ai do të rikthehet kundër West Hamit më 16 shtator.

Lillo, i cili u rikthye në Etihad këtë verë pas aventurës së tij në Katar Al Sadd (2022-23) , ishte pjesë e stafit stërvitor të Guardiolës në City midis viteve 2020 dhe 2022. Tani, ai do të ketë mundësinë të jetë trajner për disa ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll