Sport

Alexis Sanchez me sytë nga Italia, francezët e Marseille i mbyllën “derën” kilianit…

Para Interit, Sanchez ka luajtur për Manchester United, Arsenal, Barcelona, River Plate, Colo-Colo, Udinese dhe Cobrelo.

22 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Alexis Sanchez me sytë nga Italia, francezët e Marseille i

ITALI - Përfaqësuesi i futbollit kilian në Europë, Alexis Sanchez, dëshiron të rikthehet te Interi, sipas mediave italiane.

Sanchez (34) sezonin e kaluar e mbylli te Olympique Marseille dhe aktualisht është jashtë kontratës, pasi klubi francez nuk ka tentuar për të rinovuar marrëveshjen.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesit e Sanchez duan që futbollisti kilian t'i bashkohet klubit milanez. Ai luajti për Interin nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe shënoi 20 gola në 109 ndeshje për klubin ‘zikaltër’.

Para Interit, Sanchez ka luajtur për Manchester United, Arsenal, Barcelona, ​​River Plate, Colo-Colo, Udinese dhe Cobrelo. Ai ka luajtur 155 ndeshje për kombëtaren e Kilit dhe shënoi 51 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll