Sport

Sheikët duan një kampion bote argjentinas! Ata e kanë zgjedhur se kë duan…

Sauditët e Al Ahli duan të blejnë kampionin e botës, Rodrigo De Paul nga Atletico Madrid.

22 Gusht 2023, 09:30 Nga DOSJA
Sheikët duan një kampion bote argjentinas! Ata e kanë zgjedhur se

ARABIA SAUDITE - Ka qenë një serial jashtëzakonisht i gjatë dhe i lodhshëm, por duket se sapo do të njohim finalen e tij. E megjithëse kanë mbetur edhe dhjetë ditë për të mbyllur dritaren e transferimeve europiane, të gjitha të dhënat tregojnë se polaku Piotr Zieliński refuzoi miqësinë e sheikëve joshëse të Al Ahli dhe do të qëndrojë në Napoli, ku luan që nga viti 2016. 

Theksojmë se polakut iu ofrua disa herë rritje page, por ai ndihet mirë në Napoli dhe është një personazh i rëndësishëm i skuadrës. Fundjavën e kaluar Napoli mundi 3-1 Frosinonen e sapo promovuar dhe Zieliński ishte titullar.

Megjithatë, sauditët kanë një “plan B” dhe tashmë po përpiqen të nënshkruajnë me Rodrigo de Paul. Kampioni i botës bëri emër te Udinese, ku u ble nga Atletico Madrid dy vite më parë për 35 milionë euro. Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, tashmë kanë nisur negociatat intensive mes klubeve.

Këtë sezon, Al Ahli do të luftojë për kampionatin, sepse në verë skuadrës iu bashkuan, ndër të tjera: ylli i Newcastle United, Allan Saint-Maximin, anësori i madh i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, ikona e Liverpoolit, Roberto Firmino dhe portieri i Chelseat, Edouard  Mendy. Së fundmi, klubi i Jeddah ka nënshkruar edhe Merih Demiral nga Atalanta.

Kur Al Ahli fitoi promovimin disa javë më parë, nuk pati ndonjë festë të madhe. Nuk kishte as pak festë. Lojtarët po merrnin medaljet e tyre të promovimit me shprehje mjaft të dëshpëruara. Kjo pasi ata ishin nën presion nga tifozët e tyre, të cilët thanë se një klub i tillë nuk duhet të festojë promovimin. Ata duan të fitojnë reputacionin dhe lavdinë e dikurshme të klubit të tyre…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll