Sport

Një oficer rrugor e gjobit Pep për parkim të gabuar, spanjoli i Cityt bën humor: "Doni një një foto? Duhet të paguani për të!"

Kur Guardiola po kthehej në makinën e tij, një oficer trafiku e njoftoi se ishte gjobitur dhe në të njëjtën kohë i kërkoi të bënin një fotografi. Spanjoli bën shaka...

22 Gusht 2023, 15:46 Nga DOSJA
Një oficer rrugor e gjobit Pep për parkim të gabuar, spanjoli i

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka treguar një sens humori, pasi u gjobit për parkimin e gabuar të makinës së tij.

Trajneri spanjol u penalizua për parkimin e mjetit të tij në një zonë të shënuar me një vijë të dyfishtë të verdhë. Kur Guardiola po kthehej në makinën e tij, një oficer trafiku e informoi për gjobën, ndërsa i kërkoi të bënin një fotografi.

"Doni një foto? Ju duhet të paguani për foton!", - tha Guardiola, duke bërë shaka me oficerin e trafikut që e kishte gjobitur.


Pep Guardiola është integruar plotësisht në qytetin e Mançesterit, ku mbërriti në vitin 2016 për të trajnuar Cityn dhe për ta bërë atë kampion të Champions League, ka shfaqur edhe here të tjera sensin e tij të humorit, si në ndeshjen e 'Qytetarëve' kundër Newcastle, teksa i tha një tifoziL “Eja dhe ulu këtu dhe bëj punën time” (1-0, goli i Julián Álvarez ).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll