Sport

Sergio Ramos refuzon të nënshkruajë me Besiktas! Po ashtu edhe Talisca i Al Nassr

Mbrëmjen e së hënës, në orët e vona të natës, Besiktas publikoi një deklaratë për media për të informuar tifozët e saj për ecurinë e disa transferimeve të dështuara për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

22 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Sergio Ramos refuzon të nënshkruajë me Besiktas! Po ashtu edhe

TURQI - Shumë aktiv në afatin kalimtar turk që nga fillimi i verës, Besiktas, i 3-ti në kampionat sezonin e kaluar, nuk e ka gjetur ende “superyllin”. Dhe nuk do të jetë, a priori, as Sergio Ramos (i lirë) dhe as braziliani Talisca (Al-Nassr), sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga klubi të hënën në mbrëmje, gjatë natës.

‘Shqiponjat e Zeza’ kanë vendosur të informojnë mbështetësit e tyre për situatën e negociatave me dy lojtarët, tashmë në bllokim. “Këtu është deklarata jonë në lidhje me futbollistët Anderson Talisca dhe Sergio Ramos... Negociatat, të zhvilluara në interes të klubit tonë, u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.”

Sulmuesi brazilian Talisca, te Al-Nassr (Arabia Saudite) që nga viti 2021, merr një pagë shumë të mirë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që dhe Sergio Ramos, i lirë që nga përfundimi i kontratës së tij me PSG në qershor, ka marrë nga 6 milionë € neto në secilin nga dy sezonet e tij te Parisi.

Besiktas tashmë është forcuar këtë verë me ardhjet e lira të Daniel Amartey (Leicester), Ante Rebic (AC Milan) dhe Alex Oxlade-Chamberlain (Liverpool), si dhe ish-mesfushori i RC Lens, Jean Onana, i rekrutuar kundrejt 5.3 milionë €.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll