Sport

Lewandowski ishte në Hamburg… Gjermanët e bë një nga “Heronjtë e 60-vjetorit të Bundesligës”, në ditën e lindjes së tij...

Në ditëlindjen e tij të 35-të, Robert Lewandowski, në gala “Sport Bild” në Hamburg mori një çmim, si një nga legjendat në 60-vjetorin e Bundesligës. “Sa ditë e veçantë ishte”! - ka shkruar Lewandowski në Instagram.

22 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA
Lewandowski ishte në Hamburg… Gjermanët e bë një nga

GJERMANI - Më 21 gusht 2023, Robert Lewandowski festoi ditëlindjen e tij të 35-të. Pas fitores të së dielës ndaj Cadiz (2-0), në të cilën shënoi një asistim, Lewandowski shkoi të hënën në Gjermani, për të marrë pjesë në një gala të organizuar nga “Sport Bild”, që këtë vit, përkonte me 60-vjetorin e Bundesligës.

Robert Lewandowski mori në këtë ceremony, çmimin si një nga “Heronjtë e 60-vjetorit të Bundesligës”. “Sa ditë e veçantë ishte! Sot, në ditëlindjen time të 35-të, pata kënaqësinë të marr pjesë në festën e 60-vjetorit të Bundesligës, ku mora një çmim, si një nga “Heronjtë e 60-vjetorit të Bundesligës”,- ka shkruar Lewandowski në Instagram.

“Është një privilegj i madh të jesh mes legjendave të tilla, si Wolfgang Overath, Karl-Heinz Rummenigge, Matthias Sammer, Felix Magath, Lothar Matthaeus, apo Thomas Mueller dhe të jesh i vetmi i huaj në këtë grup. Faleminderit shumë për këtë çmim.  Aktivizimi në Bundesligë do të jetë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Në gala, lojtari më i mirë gjerman i sezonit të kaluar ishte miku i ri i Lewandowskit nga FC Barcelona - Ilkay Gundogan. Niclas Fuellkrug i Werder Bremenit u vlerësua si zbulimi i vitit, ndërsa çmimi special i kryeredaktorit të "Sport Bild" iu dha sulmuesit të Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, i cili u rikthye në lojë sezonin e kaluar, pasi u shërua nga kanceri i testikujve.

Robert Lewandowski u pyet në gala për pasardhësin e tij në Bayern Munich, anglezin Harry Kane. “Harry Kane është një super sulmues. Ky është një transferim i madh jo vetëm për Bayernin, por edhe për të gjithë Bundesligën. Ai me siguri do t'i sjellë shumë Bayernit, por duhet të mbani mend se Bundesliga nuk është aspak një ligë e lehtë,”- u shpreh sulmuesi polak i Barcelonës, por që ka luajtur edhe Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll