Politike

Dështimi i negociatave, kryeministri rus kritikon BE: Nëse s’funksiononi me 28 vende anëtare, si mund të jeni më mirë me

19 Tetor 2019, 13:50 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave, kryeministri rus kritikon BE: Nëse

RUSI- Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka reaguar, lidhur me vendimin e Këshillit Europian për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Tëitter, Medvedev ka theksuar se Rusia nuk do të lejojë asnjë tezë të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Postimi i plotë i Dmitry Medvedev:

Me të drejtë ballkani mbetet një rajon me kufij të pandryshueshëm. Hapja e negociatave me popujt e ballkanit nuk do të ndikonte te ata. Nëse BE nuk po funksionon mirë me 28 vende, atëherë si mund të funksionojë me 30 apo me 32 vende.

Është e qartë se Ballkani mbetet një rajon mjaft i paqëndrueshëm dhe ne kurrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e ndonjë manifestimi të dhunës, ose përpjekjet për të ndryshuar hartën në Ballkan ose ndonjë veprim tjetër që mund të shkaktojë një katastrofë humanitare.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në kryeministri rus dmitry medvedev dështojnë negociatat me be-në kryeministri rus dmitry medvedev

Sondazh

Poll