Politike

‘Ata premtuan te populli i tyre, ne jo’, Gent Cakaj tregohet i sinqertë: Zaev iku, mbajti premtimin. Ne s’thamë që nego

19 Tetor 2019, 11:24 Nga DOSJA
‘Ata premtuan te populli i tyre, ne jo’, Gent Cakaj tregohet i

Tiranë– Gent Cakaj ministri i Jashtëm, në një konferencë për mediet u pyet edhe për dorëheqjen e Zoran Zaev, i cili paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme.

I pyetur për këtë çështje, ministri i jashtëm i deleguar, Gent Cakaj lëshoi dhe perlën:  “Në Maqedoninë e Veriut ka pasur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin.  Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme.  Deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi një opsion të tillë, dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në dështojnë negociatat me be-në

Sondazh

Poll