Braktisja e Alvinit në Siri, Cakaj ‘gëk-mëk’ para gazetarëve: E kam gjuhën… çështja është e ndjeshme (VD)
19 Tetor 2019, 10:30Nga DOSJA
TIRANE- Për zhdukjen e Alvin Berishës, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u shpreh se rasti po trajtohet me seriozitet. Cakaj tha se ka një gjuhë të kujdesshme për këto çështje, dhe duhet të ruajë koefidencialitetin.
“Ky rast të mos kepërdoret se është çështje që shkon përtej diplomacisë sepse dhe shtetet e tjera nuk i kanë tërhequr ende shtetasit e tyre. Kërkohet mirëkuptim, sepse po punojmë dhe gjuha ime është e kujdesshme dhe duhet të ruaj konfidencialitetin për këtë çështje“, u shpreh Cakaj duke cituar fjalë për fjalë atë çka tha shefi i tij, Edi Rama në konferencën e tij të një dite më parë.
Alvin Berisha është 11-vjeçarishqiptarqë ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.
Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.
(J.V;F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MAQEDONI E VERIUT- Ashtu siç e paralajmëroi edhe dje agjencia e lajmeve ANSA, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të...
TIRANË- Pasi nuk foli asnjë fjalë në konferencën e djeshme krah kryeministrit Edi Rama, ministri i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka...
Tiranë– Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama pas dështimit të negociatave me BE-në.Berisha është shprehur se Rama është ...
Tiranë- Pas fotos së gruas së Macron, ka reaguar sërish gazetari Dritan Hila, këtë herë për çështjen e dështimit të negociatave. Ai është kapur me Franc...
Tiranë- Edhe zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Por ai është ndaluar në këtë reagim me...
Tiranë– Pas dështimit të negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, DASH në reagimin e tij theksoi se janë të zhgënjyer që Këshilli Evropian n...
TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka komentuar gjithashtu dështimin me çeljen e negociatave me BE-në. Me anë të një statusi në T...
BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp në Bruksel pas përfundimit të Samitit, tha se ishte një Këshill me një axhendë...