Politike

Negociatat/ Cakaj: Jemi para të tjerëve, teknikisht procesi ka nisur, ne se meritonim, por ja u shtynë (VD)

19 Tetor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Negociatat/ Cakaj: Jemi para të tjerëve, teknikisht procesi ka nisur,

TIRANË- Pasi nuk foli asnjë fjalë në konferencën e djeshme krah kryeministrit Edi Rama, ministri i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë sot të gjithë kohën televizive. Cakaj tha se negociatat dështuan për shkak të politikës së brendshme të Bashkimit Europian. Ministri tha se procesi teknikisht ka nisur, dhe se Shqipëria është para të tjerëve, por për fat të keq, negociatat u shtynë për herë të tretë.

Gent Cakaj: Bashkimi Europian po shqyrton vetveten. Presidenti i Francës ka një qendrim të prerë se s’ka hapje negociatash pa parë reformimin paraprak të saj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet kanë plotësuar kushtet, dhe se shtyrja s’ka të bëjë me performancën e tyre. Fqinji ynë dhe aleati ynë i ardhshëm në NATO, ka ndryshuar edhe emrin për të nisur procesin e negociatave, por vendimi u shty se vendimi s’ka lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njëjtë edhe për Shqipërinë që po bën një reformë në Drejtësi që s’është bërë askund, dhe cilësohet si një Reformë që duhet eksportuar në rajon. Por vendimi u shty, se s’ka lidhje me performancën. Në vitin 2018, u dha një afat për këtë vit. Vetë vendet anëtare autorizuan Komisionin për të parë ecurinë. KE e dha opinionin në maj dhe konfirmoi se Shqipëria ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të çelur negociatat menjëherë. Këshilli vendosi shtyrjen në tetor. Dhe ja ku jemi, s’morëm përgjigjen e merituar. Kjo është shtyrja e tretë radhazi, por nëse BE është në pikëpyetje, Shqipëria s’mund të rrijë në pikëpyetje. Kjo s’lidhet me meritat e Shqipërisë. Suksesi nuk varet nga angazhimi ynë për anëtarësim. Shtyrja e diskutimit për më së largu në muajin 2020, nuk duhet kuptuar si përfundim i aspiratës europiane. Procesi i zgjerimit do të vazhdojë pas përpilimit të strategjisë së re. Shtyrja e vendimit për negociatat, s’do të thotë se në Shqipëri duhen shtyrë reformat. Shqipëria do të vijojë punën përmbajtësore për të plotësuar të gjitha kushtet e Bundestagut. Nga qershori i 2018 dhe deri tani, MPEJ nuk ka kursyer asnjë përpjekje në shërbim të projektit Europian. Kemi nisur procesin e streaming, për të përshtatur legjislacionin shqiptar me atë europian. Ky proces bëhet kur vendi ka nisur negociatat, pra nga ana teknike jemi shumë para vendeve të tjerëve. Në bashkëpunim me institucionet e linjës dhe KE, kemi dhënë informacionet në kohë reale dhe të sakta.

Deklarata e ministrit Cakaj vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi asnjë përgjegjësi dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në gent cakaj dështojnë negociatat me be-në gent cakaj

Sondazh

Poll