Sport

Trajneri Ten Hag është 'i lumtur' që Maguire qëndroi te “Djajtë e Kuq”…

“Ne kemi katër mbrojtës të mirë, dhe me Luke Shaw nëse e numëroni, kemi pesë dhe na duhen, sepse do të luajmë 50-60 ndeshje këtë sezon”.

18 Gusht 2023, 18:50 Nga DOSJA
Trajneri Ten Hag është 'i lumtur' që Maguire

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se është i lumtur që Harry Maguire po qëndron në klub dhe se mbrojtësi anglez tani duhet të luftojë për vendin e tij në formacionin fillestar.

Harry Maguire, i cili bëri tetë ndeshje në Premier League sezonin e kaluar, ishte shumë afër West Hamit, por transferimi prej 30 milionë paundësh dështoi. Mbrojtësi 30-vjeçar ka mbetur në “Old Trafford” me trajnerin Erik Ten Hag që duket i kënaqur me zhvillimin dhe duke theksuar, se tani duhet të punojë për të rifituar vendin e tij në ekipin e parë.

“Maguire e di se çfarë pres nga një qendërmbrojtës. Ai mund ta bëjë atë. Ai ka aftësi për ta bërë këtë, ndaj duhet ta tregojë. Bëhet fjalë për karakterin, duke qenë i bindur për të luajtur atë rol. Ai i ka të gjitha aftësitë dhe i takon atij ta tregojë kur të vijë koha”,- tha trajneri holandez.

“Kjo është diçka që nuk e di”,- tha Ten Haag kur u pyet se çfarë ndodhi me transferimin e mbrojtësit me përvojë te West Ham i David Moyes. “Harry është lojtari ynë, jam i lumtur që ai është këtu sepse ne kemi nevojë për një ekip të mirë. Ne kemi katër mbrojtës të mirë, dhe me Luke Shaw nëse e numëroni, kemi pesë dhe na duhen, sepse do të luajmë 50-60 ndeshje këtë sezon, të gjithë lojtarët janë ndërkombëtarë, jam shumë i lumtur që Harry Maguire është këtu".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2023, 12:07

Bayern Munich thyen “derrkucin”…

GJERMANI - Bayern Munich nuk dëshiron të mbetet pas klubeve të mëdha të Europës. Bavarezët kanë thyer merkaton me H...