Bota

Avioni goditet nga rrufeja dhe shpërthen në flakë, 41 të vdekur ndërsa stjuardesa heroinë shpëton pasagjerët e mbetur

18 Tetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Avioni goditet nga rrufeja dhe shpërthen në flakë, 41 të

MOSKË – Tatayana Kasatkina, është emri i stjuardesës 34-vjeçare e cila ishte në orarin e saj të punës në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kur një prej avionët e linjës shpërtheu duke i marrë jetën plot 41 pasagjerëve.

Avioni mori flakë teksa po ulej në pistë, si pasojë e problemeve teknike pas goditjes nga një rrufe, dhe motit të keq.

 

Në momentin e parë që rrotat e tij prekën pistën, aty filloi dhe misioni i shpëtimit, të pasagjerëve që gjendeshin në bordin e avionit.

Ndërkohë që avioni ishte në ende në flakë, stjuardesa heroinë, nxitoi për në derën e avionit, ku e hapi atë duke i gjuajtur me shqelma, dhe nxitoi të nxirrte  pasagjerët  duke i shtyrë  ata me forcë jashtë.

Pasagjerët në bordin e avionit ishin të tërë në panik, dhe ishin duke u shtyrë mbi njëri tjetrin, ulërimat ‘ Po marrim flakë! Po marrim flakë!’ dëgjoheshin ngado, dhe tymi i ndodhur brenda e bënte edhe më të vështirë punën e stjuardesës, por ajo arriti ti nxjerrë pasagjerët jashtë duke vënë në rrezik madje edhe jetën e saj.

” Pas goditjes nga rrufeja, dritat e avionit u fikën, dhe një zhurmë e madhe po oshtinte në avion. Ne mund ta shihnim fare mirë që avioni kishte marrë flakë nga jashtë, por zjarri nuk kishte arritur ende të hynte brenda. Të tërë pasagjerët ishin të shtangur dhe po më shihnin mua. Ata i kishin të tërë shpresat tek unë.” u shpreh stjuardesa 34-vjeçare.

Avioni mori flakë të paktën 10 minuta pas nisjes, dhe u detyrua të rikthehej sërisht në pistë për tu ulur.

Pavarsisht se 41 pasagjerë humbën jetën, po të mos ishte për stjuardesën heroinë, askush nuk do të shpëtonte i gjallë, sipas raportit të policisë.

Burimi:Metro

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 41 viktima moskë shperthen avioni stjuardesa heroine 41 viktima moskë shperthen avioni stjuardesa heroine

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2019, 11:55

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...