Bota

Babai mostër që përdhunoi vajzën e tij dhe e la atë gjashtë herë shtatzanë dënohet me 40 vite burg

18 Tetor 2019, 14:26 Nga DOSJA
Babai mostër që përdhunoi vajzën e tij dhe e la atë

ANGLI – Babai mostër, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsyen e mbrojtjes së identitetit të viktimave të tij, u dënua sot nga gjykata e Wales në Angli, me 40 vite heqje lirie.

I njohur në mediat angleze si ‘Mostra’, ai përdhunoi për vite vajzën e tij, duke e lënë atë shtatzanë disa herë.

Prej përdhunimeve të kryera, vajza lindi 6 fëmijë të cilët kishin atësinë e babait të saj.

Babai mostër madje ka përdhunuar edhe njërën prej vajzave të vogla, që teknikisht ishte edhe mbesa por edhe vajza e tij.

Mostra e kishte manipuluar vajzën e tij dhe fëmijët e saj, dhe u kishte krijuar një botë false në mendjen e tyre, se nëse ato nuk kryenin marrëdhënie me të, atëherë diçka e keqe do t’u ndodhte.

Babai përbindësh, kishte krijuar edhe një identitet të rremë, ku shtirej si një magjistar i lashtë, i kohës së shtrigave.

Ai e përdorte këtë identitet, për të kontrrolluar, manipuluar dhe bindur vajzat, që të flinin me të.

Në një rast , ai madje kishte ftuar shokun e tij të përdhunonte vajzën e tij, ndërsa vetë kishte qëndruar duke i parë ata.

Deklarata në gjyq e njërës prej viktimave është:

“Ky njeri supozohej të ishte babai im. Ai më bëri të jetoja me frikë gjithë jetën time, unë jam ndjerë gjithë kohës si një njeri kaq i vogël, në një botë kaq të madhe.”

Gjyqtari i çështjes Paul Thomas, tha se veprimet e tij ishin thellësisht të liga, nuk mund të mendohet që një prind mund t’ja bëjë këtë fëmijëve të tij.

“Ti përfitove nga mosha e vogël e fëmijëve të tu, ti përfitove nga vulnerabiliteti i tyre dhe rrethanat që ato ndodheshin, ti i manipulove dhe abuzove me familjen tënde në mënyrën më të ulët të mundshme, ti je burri më frikacak dhe i keq që unë kam njohur në jetën time”. – u shpreh gjykatësi përpara se t’i jepte dënimin prej 40 vitesh babait mostër.

Burimi:METRO

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli babai moster paul thomas wale angli babai moster paul thomas wale

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2019, 11:55

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...