Turqia po përdor armë kimike? Pamje të rënda të fëmijëve kurdë: Babi të lutem ndaloje djegien!
18 Tetor 2019, 12:43Nga DOSJA
SIRI- Pamje të frikshme vijnë nga Siria. Këto pamje tregojnë fëmijë të djegur keq. Në Siri janë ngritur pretendimet se Turqia po përdor armë kimike të ndaluara kundër kurdëve. Pamjet shqetësuese janë marrë në një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar të rasa l-Ajn, në të cilin ka pasur luftime të rënda.
Në videon e publikuar në mirror shihet një djalë i mitur me djegie të thella në pjesën e sipërme të trupit. Në këtë video fëmija dëgjohet teksa ulërët; “babi të lutem ndaloje djegien”. Mediat shkruajnë së mendohet se fëmija ka kaluar 12 orë në agoni para se të mjekohej.
Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha që djegiet dukeshin në përputhje me fosforin e bardhë – një armë kimike e ndaluar e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë, që do të thotë se nuk mund të shuhet. Këto ngrejnë dyshimet se Turqia po përdor në Siri kundër kurdëve armë kimike të ndaluara.
Dhjetëra, mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në veri të Sirisë, pasi forcat turke kanë nisur ofensivën e tyre ndërkufitare në zonat e mbajtura kurde. Trupat turke kanë rrethuar qytetet kufitare Ras al-Ain dhe Tal Abyad dhe agjencitë e ndihmës kanë frikë se eksodi mund të arrijë në qindra mijëra. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje me këmbëngulje që Turqia të ndalë sulmin në këto zona. Ofensiva ushtarake turke në Siri nuk është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrive turke dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MAQEDIONIA E VERIUT– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mendon që të largohet nga posti i Kryeministrit pas mos marrjes së një date për hapjen e ...
HUNGARI– Skandali gjatë fushatës elektorale në Hungari ka tërhequr vëmendje më të madhe të publikut, sepse zyrtari i përfshirë në të është një bashkëpunët...
Bota18 Tetor 2019, 11:55
MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...
AZI- Studiuesit kanë zbuluar dhe identifikuar “qytetin e humbur” të lashtë të Kamboxhias. Ky lajm është bërë i ditur në CNN, ku shkruhet se zbulimi erdhi gjatë ...
SHBA- Gafa e presidentit Trump gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun italian në “Shtëpinë e Bardhë” ka lënë pa fjalë përkthyesen italiane. Reag...
MAQEDONI E VERIUT- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli ka folur për negociatat me BE-në, ku ka thënë se një d...
BRUKSEL- Liderët evropianë janë mbledhur për një samit dy-ditor në Bruksel ditën e djeshme dhe sot, më datë 17-18 tetor për të diskutuar rreth çështjes s...
KOSOVË- Ramush Haradinaj ka hedhur akzua kundër Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke thënë se ka punuar kundër Shqipërisë....