Politike

Dështimi me negociatat, Soreca: S’jeni fajtorë, një ditë do të bëheni anëtarë të BE

18 Tetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Dështimi me negociatat, Soreca: S’jeni fajtorë, një

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas përgjigjes negative nga Komisoni Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në mediat sociale, Soreca duke cituar Donald Tusk-un, shkruan se këto dy vende nuk janë fajtore për këtë përgjigje negative duke shtuar se një ditë ato do jenë pjesë e uninit me të drejta të plota.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë… Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë dhe: ju lutem mos hiqni dorë… Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, shkruan Soreca.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be luigi soreca deshtimi i negociatave me be luigi soreca

Sondazh

Poll