Sport

Guardiola konfirmon dëmtimin e rëndë të mesfushorit belg: “De Bruyne e ka mbyllur vitin 2023!”

Belgu luajti vetëm 23 minuta në debutimin e ligës kundër Burnley

15 Gusht 2023, 17:06 Nga DOSJA
Guardiola konfirmon dëmtimin e rëndë të mesfushorit belg:

ANGLI - Konferenca për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Europës mes Manchester City dhe Sevilla ka lënë një konfirmim të trishtë për skuadrën e Guardiolës. Trajneri spanjoll ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka një lëndim të rendë dhe se nuk do të jetë në dispozicion për pjesën e mbetur të vitit 2023.

"Ai ka një dëmtim të rëndë. Tani ne duhet të vendosim nëse ai duhet të operojë apo jo," konfirmoi trajneri i kampionëve të Europës.

De Bruyne u rikthye pas lëndimit të tij si zëvendësues në Superkupën e Anglisë kundër Arsenalit dhe në debutimin e tij në ligë të premten e kaluar kundër Burnley-t, belgu filloi të luajë, por zgjati vetëm 23 minuta në fushë. Tani kanë ardhur shenjat më të këqija.

Mesfushori 32-vjeçar u dëmtua në finalen e fundit të Champions League kundër Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll