Sport

Kupa e Botës për Femra 2023/ Dhjetë minuta të çmendura dhe Spanja në finale!...

Në pjesëmarrjen e tretë në një Botëror, Spanja është në mënyrë të paprecedentë në finale.

15 Gusht 2023, 15:09 Nga DOSJA

Kupa e Botës për Femra 2023/ Dhjetë minuta të

AUSTRALI - Paraditen e kësaj të marte, skuadra spanjolle eliminoi Suedinë, një tjetër favorit, që kishte eliminuar SHBA-në me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku golat u shënuan në dhjetë minutat e fundit.

Salma Paralluelo kaloi në avantazh Spanjën në minutën e 81-të, por siç kishte ndodhur më parë, Suedia ia arriti të barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 88-të, nga Blomqvist.

Në këto momente ndeshja ishte e hapur dhe Spanja reagoi menjëherë, me Olga Carmona që shënoi 2-1 në minutën e 89-të, duke siguruar biletën e pare për në finalen e këtij botërori.

Kupa e Botës për Femra 2023/ Dhjetë minuta të

Kështu, e treta në renditjen e FIFA-s, Spanja është në pritje të fituesit të gjysmëfinales tjetër, mes Australisë dhe Anglisë. Suedia do të luftojë për vendin e tretë, të cilin e ka arritur në 1991, 2011 dhe 2019.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll