Sport

VIDEO/ Gazetari i çmendur saudit, i dhuron një orë të shtrenjtë Fabinhos pas debutimit

Fabinho bëri debutimin e tij për Al Ittihad dhe pas ndeshjes atij iu dhurua një orë e shtrenjtë nga një gazetar saudit në ekstazë.

15 Gusht 2023, 16:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Gazetari i çmendur saudit, i dhuron një orë të

ARABIA SAUDITE - Fabinho, i cili nënshkroi një kontratë trevjeçare me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Ittihad, bëri debutimin e tij dhe mahniti turmën.

Më shumë se të gjithë u emocionua një gazetar saudit, i cili priste ish-mesfushorin brazilian të Liverpoolit pas ndeshjes, jo për t'i kërkuar autograf, por për t'i ofruar një dhuratë.

Konkretisht, sauditi ka qenë në ekstazë dhe ka dashur t'i dhurojë futbollistit një orë të shtrenjtë blu. Mesa duket ka qenë një lëvizje që ka habitur 29-vjeçarin brazilian, i cili as nuk e mbylli orën dhe ajo i ra në tokë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll