Sport

Zhurmë në Premier League për penalltinë e paakorduar në Man.United - Wolves: ndëshkohen arbitri dhe VAR-istët… (video)

“Lufta” ka shpërthyer në ishull për penalltinë e Andre Onanës ndaj Sasha Kalajdzic, që as gjyqtari dhe as VAR-i nuk ‘e panë’. Të dy u ndëshkuan me nga një ndeshje.

15 Gusht 2023, 15:41 Nga DOSJA

Zhurmë në Premier League për penalltinë e paakorduar në

ANGLI - Manchester United mori një fitore të vështirë dhe stresuese ndaj “Ujqërve” të rrezikshëm (1-0) dhe nisi rrugëtimin në Premierligë të këtij viti me këmbën e djathtë, por edhe me shumë “zëra” rreth arbitrimit të Simon Hooper.

Gjithçka u ndez në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur Onana nuk arriti të bënte një dalje efektive dhe “rrezoi” sulmuesin e Wolves, Sasa Kalajdzic, ndërkohë që arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Megjithatë, zyrtarët e VAR-it, Michael Salisbury dhe Richard West, nuk patën një mendim të ndryshëm dhe pas kontrollit standard nga dhoma e vogël, Hooper u informua se nuk kishte asgjë për të ndëshkuar në këtë aksion.

Vendimi i zemëroi mysafirët, me trajnerin e skuadrës, Gary O'Neill, i cili deklaroi pas përfundimit të lojës se presidenti i shoqatës së gjyqtarëve, John Moss, e kishte vizituar atë në dhomën e zhveshjes dhe pranoi se nuk kishte penallti në favor të skuadrës së tij.

Protesta ka sjellë zhvillime dhe sipas “Sky Sports”, gjyqtari Hooper dhe dy VAR-istët janë përjashtuar nga ndeshjet për një javë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll