Sport

Arrestohen shtatë persona! Po planifikonin të grabisnin shtëpinë e futbollistit gjerman

Personat e arrestuar janë të moshës nga 17 deri në 21 vjeç dhe të gjithë janë të njohur për të shkuarën e tyre kriminale nga policia.

15 Gusht 2023, 14:54 Nga DOSJA

Arrestohen shtatë persona! Po planifikonin të grabisnin

FRANCE - Policia franceze ka arrestuar mbrëmë shtatë persona, të cilët po përgatiteshin të grabisnin shtëpinë e Julian Draxler, mesfushorit gjerman që sezonin e kaluar ishte huazuar te Benfica.

Sipas gazetës “Le Parisien”, shtatë burrat kishin materiale të ndryshme për grabitjen, si shirit ngjitës, doreza apo kapuç.

Policia u alarmua për praninë e një makine të çuditshme në afërsi të shtëpisë së gjermanit në periferi të Parisit, pasi portieri Gianluigi Donnarumma ishte viktimë e një grabitjeje disa javë më parë.

Policia vendosi një sistem vëzhgimi para shtëpisë dhe kontrolloi dy automjete, njëra prej tyre, me dy persona në bord, kishte patrulluar zonën një ditë më parë; një tjetër, me pesë burra, u afrua, me dy nga banorët që përpiqeshin të largoheshin.

Arrestohen shtatë persona! Po planifikonin të grabisnin

Në të dy automjetet u gjetën lidhëse kabllosh, doreza, shirit ngjitës dhe kapela. Të shtatë personat u arrestuan dhe më pas u vendosën në paraburgim nga policia kriminale me akuzën e tentativës me qëllim kryerjen e një krimi.

Personat e arrestuar janë të moshës nga 17 deri në 21 vjeç dhe të gjithë janë të njohur për të shkuarën e tyre kriminale nga policia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll