Sport

Nga avioni privat, te çmimi për çdo fitore: ja detajet e kontratës së Neymar te Al Hilal...

Informacioni i avancuar rreth marrëveshjes këtë të hënë nga 'Footmercato'

15 Gusht 2023, 11:54 Nga DOSJA
Nga avioni privat, te çmimi për çdo fitore: ja detajet e

ARABIA SAUDITE - Neymar tashmë ka një marrëveshje me Al Hilal, skuadër që drejtohet nga Jorge Jesus. Dhe gjithçka që mbetet është të zgjidhen detajet e fundit të marrëveshjes në orët e ardhshme, sipas 'L'Équipe'. 

Disa detaje të kontratës së brazilianit u zbuluan këtë të hënë nga ‘Footmercato’, e cila gjithashtu bëri të ditur se PSG do të marrë 80 milionë euro, plus variabla, për largimin e lojtarit 31-vjeçar në Arabinë Saudite.

Pikat kryesore të lidhjes së Neymar me klubin saudit është fakti se sulmuesi ka në dispozicion një avion privat dhe gjithashtu një shtëpi të madhe me disa punonjës.  Gjithashtu, Neymar do të marrë 80 mijë euro për çdo fitore të Al Hilalit dhe 500 mijë euro për çdo publikim në rrjetet sociale që promovojnë Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll