Sport

Raphinha bën 'mea culpa' pas kartonit të kuq: "Shumë prej jush po më urrejnë tani"

Anësori i Barcelonës pa karton të kuq në ndeshjen kundër Getafes, pasi goditi me bërryl kundërshtarin

15 Gusht 2023, 12:28 Nga DOSJA
Raphinha bën 'mea culpa' pas kartonit të kuq:

SPANJE - Raphinha iu drejtua, këtë të hënë, rrjetit social “Instagram” për t'u kërkuar falje shokëve të Barcelonës dhe tifozëve të culé për përjashtimin e tij, në minutën e 42-të, në ndeshjen kundër Getafes (0-0), pasi goditi me bërryl Gaston Álvarez.

"Unë do të doja t'u kërkoja falje shokëve të mi të skuadrës, stafit stërvitor, tifozëve dhe të gjithë atyre që më ndjekin këtu në “Instagram”. Kam bërë një gabim dhe mund t'i ketë kushtuar më shumë skuadrës. Shumë prej jush po më urrejnë tani, por kjo ndodhi. Unë jam një ‘culé’ dhe do të vazhdoj të jem njëri prej jush”,- ka shkruar ai.

Ndërkombëtari brazilian do të mungojë në ndeshjen e javës të dytë të La Ligës, ku Barcelona do të përballet me Cádiz, të dielën e ardhshme (18:30).

Mesazhi i plotë i Raphinhas:

"Dëshiroj t'u kërkoj falje shokëve të mi, ekipit teknik, tifozëve dhe të gjithëve që më ndjekin këtu në Instagram. Kam bërë një gabim dhe kjo mund t'i kushtonte më shumë ekipit. Nuk doja ta nisja kështu sezonin. Jam i vetëdijshëm dhe përgjegjës për atë që ndodhi, me gabimet që na mësojnë të përmirësohemi dhe sigurisht do të përmirësohem nga gabimet e mia.

Shumë prej jush po më urrejnë tani, por kjo nuk do të më pengojë të bëj më të mirën time për këtë fanelë. Unë jam një culé dhe do të mbetem një nga ju. Shpresoj që me këtë distinktiv ta kompensoj sa më shumë gabimin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll