Sport

I lodhur nga pritja, Bernardo Silva më afër rinovimit me Man.City…

Klubi dhe lojtari janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje

15 Gusht 2023, 11:28 Nga DOSJA
I lodhur nga pritja, Bernardo Silva më afër rinovimit me

ANGLI - Man.City dëshiron të zgjasë kontratën e Bernardo Silvës edhe për dy sezone të tjera, pra deri në vitin 2027. Sipas 'The Times', klubi dhe lojtari janë shumë afër arritjes së mirëkuptimit. 

I parë si një figurë thelbësore në skuadrën e Pep Guardiolës, Bernardo Silva është lakmuar në këtë treg nga Barcelona, ​​PSG dhe skuadrat saudite, me të cilën thuhet se portugezi është në bisedime me Al Hilal. 

Gjithsesi, “Qytetarët” duan të shmangin surprizat e minutës së fundit dhe synojnë të rinovojnë sa më shpejt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll