Aktualitet

“Dil or djalë se mos ke zënë rrugë…”/ Krimi në Bulqizë, fjalët e fundit që i tha nëna 26-vjeçarit. Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Fqinji është shprehur se autori i ka shkuar tek banesa për ta qëlluar, ndërsa vetë e ëma e viktimës ka qenë personi i fundit që e ka parë gjallë të birin. 

15 Gusht 2023, 09:57 Nga k.m.
“Dil or djalë se mos ke zënë rrugë…”/
Dorjan Dema

BULQIZË-  Një nga fqinjët ka treguar detaje nga krimi i rëndë në Shupenzë ku 30-vjeçari Dorjan Dema vrau me kaçavidë të 26-vjeçarin Dritan Manjani. Në rrëfimin e tij para mediave, fqinji është shprehur se autori i ka shkuar tek banesa për ta qëlluar, ndërsa vetë e ëma e viktimës ka qenë personi i fundit që e ka parë gjallë të birin. 

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Ai ka qenë flori, atij edhe po t'i bije nuk kthente dorë. Nuk kanë pasur konflikte, nuk kanë qenë problematikë. Kanë qenë duke pirë në lokal, e ka parë një djali im duke pirë atje. Dy makina kanë ardhur mbrapa, janë kthyer dhe atëherë e kanë thirrë atë djalin duke i rënë në telefon, ka dalë jashtë dhe atëherë...Tek shtëpia e kanë vrarë. I kanë parë 2 makina. Nëna e vetë i ka thënë dil Dritan se mos ke zënë rrugën. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi.

Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje. Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë,"-tha ai.

Vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy fqinjëve, të cilët bullizonin njëri-tjetrin, duke përdorur nofka ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ku një i ri humbi jetën pasi u përpoq që të parandalonte përplasjen fizike. Autori Dorjan Dema është arrestuar, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje.

dorjan dema dritan manjani

Sondazh

Poll