Sport

Zaniolo, bye, bye Juventus: nga Galatasaray te Aston Villa për 30 milionë!

15 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA
Zaniolo, bye, bye Juventus: nga Galatasaray te Aston Villa për 30

TURQI - Një tjetër talent italian është gati të zbresë në Premier League. Nicolò Zaniolo, i cili ka qenë i lidhur me Juventusin në javët e fundit, është një hap larg të bëhet lojtar i ri i Aston Villas, pasi oferta nga klubi anglez e dërguar Galatasarayt u pranua nga klubi turk. 

Një marrëveshje e dëshiruar nga Monchi dhe Emery, ku anglezët do të zhvendosin rreth  30 milionë euro mes një huazimi të rëndë (3 milionë) dhe një riblerjeje të mundshme (20 + 7 bonus).

Galatasaray, i cili e bleu lojtarin janarin e kaluar për 15 milionë euro nga Roma, pas disa hezitimeve duke pritur për të kuptuar nëse dikush, përfshirë edhe Juventusin, ishte i gatshëm të paguante të gjithë klauzolën e lirimit prej 35 milionë eurosh, Aston Villa lëvizi.

Ndërkohë që edhe Zaniolo e dëshiron Anglinë, i bindur edhe nga Monchi që beson tek ai. Kaq mjaftoi për të anuluar plotësisht hipotezën e Juventusit, dhe kalimi në Birmingham tashmë është vetëm çështje detajesh, para se të zyrtarizohej marrëveshja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll