Sport

Lakuriqët e natës prishin planet e argëtimit të Jack Grealish, në rezidencën e tij…

Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish, do të zgjerojë rezidencën e tij luksoze, por planet e tij po pengohen nga lakuriqët e natës.

14 Gusht 2023, 17:02 Nga DOSJA
Lakuriqët e natës prishin planet e argëtimit të Jack

ANGLI - Jack Grealish mendonte të zgjeronte rezidencën e tij luksoze prej 6 milionë eurosh, për të ndërtuar një suitë argëtimi, që do të përfshinte një pishinë, sauna, hamam, bar, sallë lojërash dhe më shumë.

Edhe pse futbollisti i Cityt ka aplikuar për leje ndërtimi për të zgjeruar rezidencën e tij, lakuriqët e natës kanë bërë që planet të ndryshojnë.

27-vjeçari anglez, përpara se të fillojë punën për zgjerimin, duhet të sigurohet që nuk e prish mjedisin e lakuriqëve të natës që jetojnë atje, si dhe të ndërtojë kuti të veçanta në formën e foleve për to.

Rezidenca, e cila u ble nga anësori i Cityt gushtin e kaluar, ka ndër të tjera 7 dhoma gjumi, fusha tenisi dhe një fushë golfi profesional.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll