Sport

Milani i rikthehet pistës së hershme të Armando Brojës, veç ka një "pengesë"…

Shtypi italian shkruan, se e vetmja dilemë lidhjet me faktin, që Broja nuk është ende gati.

14 Gusht 2023, 16:47 Nga DOSJA
Milani i rikthehet pistës së hershme të Armando Brojës,

ITALI - Kuqezinjtë e Milanit po tentojnë të sigurojnë një numër “9” në ditët e fundit të merkatos. Dhe sulmuesi i talentuar shqiptar Armando Broja është një nga dy alternativat e “Djallit” italian.

Për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit pëlqehet edhe Hugo Ekitike, sulmuesi 21-vjeçar i PSG-së, për kartonin e të cilit kampionët e Francës kërkojnë rreth 20 mln. euro.

Pista tjetër është ajo që i dërgon kuqezinjtë te Armando Broja, me Milanin që ka raporte të shkëlqyera me Chelsea dhe e kërkon 21-vjeçarin shqiptar si huazim. Opsion që u pëlqen edhe londinezëve.

Shtypi italian shkruan se e vetmja ‘pengesë’ lidhjet me faktin që sulmuesi shtatlartë Armando Broja nuk është ende gati. Pasi po punon fort për të arritur formën e duhur sportive pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju gjatë muajit janar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll