Sport

Mo Salah reagoi keq kur u zëvendësua… Roy Keane nuk e fal: “Ulu dhe mbyll gojën!”

Mohamed Salah nuk e priti mirë zëvendësimin e tij nga Klopp në ndeshjen e Liverpoolit kundër Chelseat (1-1), fakt që nuk la indiferent Roy Keane, i cili ishte komentues i “Sky Sports”.

14 Gusht 2023, 16:31 Nga DOSJA
Mo Salah reagoi keq kur u zëvendësua… Roy Keane nuk e fal:

ANGLI - Chelsea dhe Liverpool e nisën me nga një pikë në Premier League, pasi  barazuan 1-1 në Stamford Bridge. Intensiteti i ndeshjes ishte i madh dhe kjo shkaktoi shumë nerva te protagonistët.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes ra Mohamed Salah dhe kjo pasi sapo u bë një ndryshim nga Klopp, ai u largua dukshëm i irrituar.

Qëndrimi i sulmuesit egjiptian nuk ka kaluar pa u vënë re nga Roy Keane i “Sky Sports”, i cili u shpreh: "Ulu dhe hesht. Duhet ta pranosh",- komentoi Keen me ashpërsi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll