Sport

“Ishte e gabuar ajo që thashë në 2016, por nuk më pëlqen kjo që po ndodh sot”

Liverpool kompletoi rekordin e nënshkrimit të Caicedo dhe Jurgen Kloppit i është kërkuar të komentojë një deklaratë të mëparshme të tij.

14 Gusht 2023, 14:32 Nga DOSJA
“Ishte e gabuar ajo që thashë në 2016, por nuk më

ANGLI - Para përfundimit të kalimit të Caicedo nga Brighton te Liverpool (edhe pse lojtari kaloi te Chelsea), Jurgen Kloppit iu kërkua të përgjigjet, nëse një deklaratë e bërë në 2016 është e vërtetë.

Me rastin e rikthimit të Pogba nga Juventusi te Manchester United për shumën prej 105 milionë eurosh, Klopp, atëherë i freskët në pankinën e Liverpoolit, i cili kishte shpenzuar 75 milionë për 7 transferime atë verë, ka bërë këtë deklaratë:

“Nëse ju sillni një lojtar për 100 milionë paundë dhe ai dëmtohet dhe pastaj çdo gjë shkon për dreq… Në ditën kur ky do të jetë realiteti në futboll (përfshirë transfertat mbi 100 milionë), unë nuk do të jem aty. Ju gjithmonë dëshironi të keni më të mirën, por ndërtimi i ekipit është thelbësor për të qenë i suksesshëm.

Klubet e tjera mund të dalin dhe të shpenzojnë më shumë para dhe të marrin lojtarë të mirë. Unë dua ta bëj ndryshe. Do ta bëja ndryshe, edhe nëse do të mund t'i shpenzoja ato para”.

Shtatë vjet më vonë, Liverpooli shkoi aq larg, sa që ofroi 115 milionë euro për Moises Caicedo te Brighton dhe në konferencën për shtyp përpara rifillimit të Premier League, gazetarët ia kujtoi gjermanit, teksa morën edhe përgjigjen:

“Nëse më pëlqen? (kjo situatë e re). Jo! Nëse e kuptova se kisha gabuar për atë që thashë në 2016? Po! Dhe nëse dikush dëshiron të më ngacmojë, duke më kujtuar thëniet që kam thënë 6-7 vjet më parë, atëherë nuk ka problem”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2023, 09:30

Bonuccin e kërkojnë në Bundesligë…

GJERMANI - Union Berlin po mendon të ecë përpara me nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësit italian 36-vjeçar, i ...

Sport 14 Gusht 2023, 09:00

Jan Oblak, 113 ditë më vonë...

SPANJE - Edhe pse tetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar shërbyen për të treguar se Grbic është një ...