Sport

Tashmë dihet se pse Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen: ...ARABIA SAUDITE!

Sipas një media saudite, ish-trajneri i Italisë ka arritur një marrëveshje për të trajnuar kombëtaren saudite

13 Gusht 2023, 18:41 Nga DOSJA
Tashmë dihet se pse Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen:

ARABIA SAUDITE - Roberto Mancini, deri më tani trajneri i kombëtares së Italisë, ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të drejtuar skuadrën kombëtare arabe për tre vitet e ardhshme, sipas një media sportive saudite “Arriyadiyah”. Deri tani emërimi i Mancinit nuk është zyrtar.

“Federata Saudite e Futbollit ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me italianin Roberto Mancini, si trajner i kombëtares saudite”, njoftoi mediumi në platformën “X” (ish-Twitter).

Gazeta deklaroi se nënshkrimi është “zyrtar”, edhe pse deri më tani kanalet e federatës nuk kanë vendosur ende për ta publikuar këtë çështje.

Lajmi vjen vetëm pak orë, pasi Federata Italiane e Futbollit njoftoi, se Mancini ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares, ndërkohë që institucioni drejtues i futbollit italian është në kërkim të një trajneri të ri, me më pak se një vit para fillimit të “Euro 2024”.

Roberto Mancini, i cili nuk ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij, e mori vendimin pasi qëndroi në detyrë në një moment kritik të historisë së futbollit italian, kur nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës “Katar 2022” edhe pse ishte kampioni aktual i Evropës, në atë që ishte Botërori i dytë radhazi, pa praninë e 'azzurrëve'.

Roberto Mancini largohet nga pankina e Italisë pas 61 ndeshjesh, me një rekord total prej 39 fitoresh, 13 barazime dhe 9 humbje.

Inkorporimi i italianit në krye të ekipit arab do të bëhet pesë muaj, pasi paraardhësi i tij, francezi  Hervé Renard, ndërpreu kontratën e tij me federatën saudite për të marrë frenat e ekipit francez të futbollit të femrave, i cili u eliminua të shtunën nga Kupa e Botës në penallti kundër Australisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll