Sport

FOTO/ Leo Messi nis jetën e natës në Miami, bashkë me Antonelan & CO, festojnë kalimin e Interit në gjysmëfinale të Kupën së Ligës...

Në rrjetet sociale të Antonela Roccuzzos, ka mbetur “dëshmitarja” e mbrëmjes së festës ‘Pleshti’

13 Gusht 2023, 19:27 Nga DOSJA

SHBA - Pasi fitoi një vend në gjysmëfinale të Kupës së Ligës me Inter Miami, pasi mposhti pa mëshirë 4-0 Charlotte FC në Fort Lauderdale, ylli argjentinas Lionel Messi vendosi të shkojë dhe të festojë suksesin me gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe të ftuar të tjerë.

Pasi shënoi golin e katërt dhe të fundit në mposhtjen e Charlotte, “Pleshti” ishte në humor shumë të mirë sapo ndeshja përfundoi në stadiumin DRV PNK, sepse ai shënoi sërish që nga ardhja e tij në MLS, dhe tashmë ka në ‘koshin’ e tij gjithsej tetë gola.

Miami dhe jeta e tij e natës…

Dihet se qyteti i Majamit dhe rrethinat e tij janë të famshëm, si epiqendra e një jete shumë aktive të natës dhe Lio Messi e konfirmoi sërish të premten mbrëma, në shoqërinë e Antonellas. Çiftit të famshëm iu bashkua bashkëlojtari i argjentinas dhe ish-shokët që në kohën e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, si dhe bashkëpronari i klubit, anglezi David Beckham, si bashkëshortet e tyre përkatëse.

Fillimisht shkuan për darkë

Raportime të ndryshme në rrjetet sociale zbuluan se grupi i të famshmëve fillimisht vizitoi një steakhouse dhe sallë pritjeje të famshme me temë japoneze të quajtur Gekko, ku darkuan në mënyrë luksoze dhe më pas kaluan në një klub të famshme në Majami, ku shijuan një festë deri në orët e vona të natës.

FOTO/ Leo Messi nis jetën e natës në Miami, bashkë me

Kjo nuk është hera e parë që Messi shihet ‘në festa’ të tilla në Miami, pasi kështu ishte parë në rrethana të ngjashme edhe pas fitores në të njëjtin turne ndaj Atlanta FC në një restorant italian, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Antonela, Beckham, Jorge Mas dhe Sergio Busquets.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll