Sport

Dëmtimi i braziliani Militao, si ai i portierit Courtois! Sezoni thuajse i përfunduar…

Frika e mjekëve të Realit është konfirmuar, pasi Ender Militao pësoi një këputje ACL dhe Madridi duhet të hyjë në treg për një mbrojtës. Goditja e dytë, pas të njëjtit dëmtim të Thibaut Courtois.

13 Gusht 2023, 18:57 Nga DOSJA

Dëmtimi i braziliani Militao, si ai i portierit Courtois! Sezoni thuajse i

SPANJE - Pas Thibaut Courtois, dje, në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj Bilbaos, mbrojtësi Ender Militao gjithashtu ka pësuar një këputje të ACL. Në fakt, mbrojtësi brazilian ka pësuar të njëjtin dëmtim si portieri belg, në gjurin e majtë.

“Pas analizave të bëra, futbollisti ynë Ender Militao është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Ai do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”,- thuhet në deklaratën e shkurtër të Realit.

Dëmtimi i braziliani Militao, si ai i portierit Courtois! Sezoni thuajse i

Ky zhvillim e detyron Real Madridin të hyjë në treg për të gjetur edhe një tjetër mbrojtës, pasi aktualisht te ‘los blancos’ kanë mbetur vetëm me tre (Ridinger, Alaba dhe Nacho).

Sipas specialistëve, dëmtimi i Éder Militao do ta lërë atë jashtë fushave të futbollit për 6 deri në 8 muaj. Evolucioni i riaftësimit do të shënojë disponueshmërinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll