Politike

‘Lidhja mes politikës dhe pikturës’, media gjermane shkrim për kryeministrin: Edi Rama di ç’bën

3 Mars 2019, 06:52 Nga DOSJA
‘Lidhja mes politikës dhe pikturës’, media gjermane shkrim

GJERMANI– Media gjemane “Tagesspiegel” i ka kushtuar një mini-reportazh ekspozitave të kryeministrit Edi Rama. Gjatë shkrimit, përshkruhet jeta e Ramës si kryeministër duke u munduar që të reflektohet në piktuarat e tij.

“Një punim i ashpërm, i shpejtë i realizuar me disa lëvizje energjike të duarve. Edi Rama e di çfarë bën. Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrige dhe flet aq ngadalë dhe aq qartë sikur dikush më në fund duhet të kuptojë këtë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë.”-shkruan gazeta gjermane.

Në shkrimin e gazetës gjermane janë shkëputur edhe pjesë të aktualitetit politik në Shqipëri por më së shumti është fokuasuar në punën e Ramës si artist.

INTERVISTA E PLOTË:

Edi Rama ka problem të tjera përveç artit. Në Shqipëri, kryeministër që prej vitit 2013 po përballet me protestat e studentëve dhe opozitës. Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin, dhe natyrisht të kënaqesh me një politikan i cili – kur ishte ende kryetar bashkie – trishtimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e luftoi në mënyrë të suksesshme me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve.

 Por është e çuditshme që me të gjitha trazirat politike Rama hap ekspozitat e tij duke u përqëndruar plotësisht në ekzistencën e tij të dytë si artist; fillmisht në Rostock, ku “Kunsthalle” i kushtoi një shfaqje të madhe solo nëntorin e kaluar. Dhe në galerinë e Berlinit “Carlier Gebauer”, që mori më shumë “Rostock” dhe shtopi numrin e pikturave të Ramës. Nga jashtë, 54-vjeçari duket i relaksuar. Por, ajo çka ndodh brenda tij mund të lexohet në muret e galerisë: Rama është i famshëm dhe mirëfilli obsesiv. Në takime, në negociata, në telefon. Edhe në galeri gjatë një bisede të shkurtër ai kërkon lapsa, me të cilat vazhdimisht i kushton vëmendje letrës së përdorur. Nga gjestet e tij në dukje të pavetëdijshme dalin rrathë dhe linja plot ngjyra. Disa duken si inde të brishta, ndërsa disa të tjera shumohen mbi letër si një kopsht fantastik. Elementet e bimëve apo kafshëve – si këmba e një gjeli apo trupi i një elefanti – bashkohen të gjitha derisa e gjithë fleta ku po vizaton mbushet me ngjyra. Në vizatime të tjera ka shtëpi dhe kulla në blu që faniten në peizazhe të vogla .

Vizatimet gjatë telefonatave quhen thjesht subjekte, ku shqisat veprojnë në të gjitha drejtimet. Mendja është fiksuar në diçka, ndërsa duart nuk mund të rrinë kot dhe janë në kërkim të diçkaje dhe rezultati janë disa veprime të pavullnetshme. Rama, nga ana tjetër, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitet ’80.

Më pas në të njëjtën shkollë ai u bë pedagog. Dhe një ndër studentët e tij ishte edhe artisti i mirënjohur Anri Sala, me të cilin vazhdojne të jenë miq të ngushtë edhe sot e kësaj dite. Pra Rama e ka zakon të vizatojë dhe motivet e tij i kapërcejnë kufijtë e formave të vogla. Megjithatë, ai nuk pranon t’i konsiderojë si vepra të mirëfillta. Çdo pyetje pas kësaj ka një përgjigje të atypëratyshme: vepra e tij si politikan dhe krijimi i vizatimeve estetike janë një proces bashkëjetues. Njëra nuk ekziston pa tjetrën. Rama ka nevojë për çlodhjen që i fal vizatimi në mënyrë që të jetë në gjendje të përqendrohet në politikë.

Kjo nuk përkon jo vetëm me titullin e ekspozitës. Ekspozita e titulluar “Puna” është konceptuar si një letër e pikturuar muri. Koleksioni i pikturave të Ramës mbulon muret e sallës së ekspozitës. Çdo gjë është identike, thuajse në çdo element: Në njërën prej letrave të murit këtë herë ekspozohen vizatime dhe piktura origjinale me bojëra akrilike, përballë  së cilës ndodhet një skulpturë qeramike, që Rama e ka realizuar së fundmi. Një punim i ashpërm, i shpejtë i realizuar me disa lëvizje energjike të duarve. Edi Rama e di çfarë bën.

Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore; nëse ato e gjejnë veten në çfarë ai ka bërë si politikan gjatë viteve të fundit. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrige dhe flet aq ngadalë dhe aq qartë sikur dikush më në fund duhet të kuptojë këtë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë.

Për të lexuar intervistën e plotë (Lexo këtu) 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjermani tagesspiegel edi rama gjermani tagesspiegel

Sondazh

Poll