Politike

Rama i premton shtëpi familjes që jeton mes skamjes, qytetarët: Hapju vende pune, mos na fshi komentet

3 Mars 2019, 09:24 Nga DOSJA

Tiranë- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet një familje e varfër në Këlcyrë. Qeveria Rama në këtë video i premton familjes që jeton mes skamjes se do t’i ndërtojë një shtëpi të re.

Por nuk janë të pakta edhe reagimet nga ana qytetarëve të cilët kanë komentuar në këtë postim të Ramës. Qytetarët shprehen se nuk është zgjidhje që qeveria t’u ndërtojë shtëpi të varfërve por duhet të hapë vende pune që ata të punësohen dhe të kenë të ardhurat e tyre. 

Një qytetare i shkruan Ramës se i ka shkruar disa herë për rastin e dy  fëmijëve jetimë që jetojnë pa drita dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërsa një tjetër i kërkon që të mos fshijë komentet e qytetarëve dhe të duket sikur ka vetëm mirëqënie. 

Nga vetë Rama nuk ka asnjë përgjigje për këto komente dhe mendime të qytetarëve.

Foto të komenteve ndaj Ramës:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komentet video e të varfërve këlcyrë edi rama komentet video e të varfërve këlcyrë

Sondazh

Poll