Aktualitet

“Kriminel’, plas SHERRI në seancën ndaj Shullazit, avokati Bledar Shanja: Njerëzit e gjyqtares Boksi më shanë

18 Tetor 2019, 09:58 Nga DOSJA
“Kriminel’, plas SHERRI në seancën ndaj Shullazit, avokati

TIRANË– Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën gjyqësore që u mbajt sot ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Mësohet se avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja ka kërkuar që gjyqtarja Albana Boksi që kryesor trupën të dorëhiqet nga çështja.

Sipas Shanjës, të afërmit e gjyqtares e kanë quajtur kriminel.

Shanja pretendon se është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.

“Po mbroj palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares. Madje këta të të fundit më kanë fyer gjatë procesit duke më quajtur kriminel. Gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare,”-mësohet të ketë thënë ai.

Por, kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, dhe më pas avokati Bledar Shanja ka braktisur sallën e gjyqit.

Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi sërish përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni. Sipas Danit, vëllai i Vrionit e ka kallëzuar oenalisht në lidhje me një aksident të ndodhur më parë.

Në përfundim gjykata vendosi t’i caktojë Zelës një avokat tjetër. Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 28 tetor në rën 11:00.

Kjo është hera e 16-të që shtyhet seanca ndaj grupit Shullazi. Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë. Seanca e radhës u caktua më 23 shtator në 11:00.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çeshtja shullazi debat ne seancen e shullazit çeshtja shullazi debat ne seancen e shullazit

Sondazh

Poll