Aktualitet

Falsifikuan dokumentet për pronat, proçedohet ish-kryetari i komunës në Gramsh dhe dy zyrtarët

18 Tetor 2019, 08:16 Nga DOSJA
Falsifikuan dokumentet për pronat, proçedohet ish-kryetari i

ELBASAN– Ish-kryetari i komunës në Gramsh është proçeduar penalisht bashkë me dyrtarë të tjerë pasi akuzohen të kenë falsifikuar dokumentet e një trualli.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë proçeduar penalisht ish-kryetari i komunës, 52-vjeçari me iniciale A. Ç., ish-drejtori i ZRPP Peqin, S. D., 65 vjeç dhe J. D., 64 ish-topograf në ZRPP Peqin.

52-vjeçari akuzohet se në vitin 2013 ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Edhe dy zyrtarët e tjerë akuzohen për të njëtën vepër penale, por për një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2009.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim dokumentash gramsh procedohet kryetari i komunes falsifikim dokumentash gramsh procedohet kryetari i komunes

Sondazh

Poll