Aktualitet

‘Le Iene’ masakron Gent Gazhelin: I dashur ambasador na gënjeve, qeveria shqiptare s’ndërhyn për të marrë djalin nga

18 Tetor 2019, 08:27 Nga DOSJA
‘Le Iene’ masakron Gent Gazhelin: I dashur ambasador na

TIRANË– Gazetari i “Le Iene” ka masakruar ambasadorin shqiptar, Gent Gazheli për mungesën e korrektesës së treguar në lidhje me çështjen e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që nuk del dot jashtë kampeve të Sirisë.

Në videon e publikuar ku tregohet makthi që po kalon, babai i Alvinit, Afrim Berisha gazetari shprehet i irrituar dhe i inatosur me Gazhelin. “Jam i zhgënjyer, ambasadori shqioptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të.

Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh.

“Le Iene”, ka publikuar edhe videon ku shihet telefonata e regjistruar me ambasadorin shqiptar.

“Na kishit premtuar, por Alvin nuk po kthehet dot në shtëpi,”- thotë gazetari, por në anën tjetër të telefonit bie linja dhe nuk përgjigjet më askush.

Dosja.al kontaktoi gjithashtu me ambasadorin Gazheli në lidhje me këtë çështje, por nuk denjoi të kthente përgjigje.

Alvini i vogël ka mbetur mes kampeve të Sirisë, larg të atit, për të cilin e ka djegur malli prej vitesh. Nëna e Alvinit ishte lidhur me grupin ISIS dhe para pesë vitesh rrëmbeu djalin e nis për në Siri, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy vajzat me zemrën e thyer.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha gent gazheli historia e alvin berishes ne siri afrim berisha alvin berisha gent gazheli historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll