Aktualitet

Sulmet e Ramës për “Grupimin KÇK” të prokurorëve dhe gjyqtarëve pa vetting, Gent Ibrahimi: Akuzë politike

18 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës për “Grupimin KÇK” të

TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në sistemin e drejtësisë është ngritur “grupimi më i rrezikshëm kriminal i quajtur KÇK , (Kap  Ç’të Kapësh).

Në këtë grupim sipas Ramës bëjnë pjesë prokurorët dhe gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar procesit të vetingut.

Duke iu referuar këtyre pohimeve, Gent Ibrahimi e ka quajtur qëndrimin e Ramës si akuzë politike dhe që është e pamjaftueshme për të bërë gjyq.

Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”, tha Ibrahimi në përgjigjen e tij ndaj deputetëve të Komisionit të Ligjeve.

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate mes deputetit Andi Përmeti dhe kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Në një moment, Përmeti i kërkoi Ibrahimit që të dalin para përgjegjësisë politikanët e korruptuar.Ai i ka ngritur pyetjen Ibrahimit se a do të ketë SPAK fuqinë për të dënuar politikanët e korruptuar, ky i fundit është përgjigjur:” SPAK ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.” 

Pak ditë më parë në Kuvend Edi Rama foli  për një ligj Special për Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që ende s’kanë dalë para Vettingut, po marrin vendime në kundërshtim me ligjin. Rama tha se ata janë një organizatë kriminale që funksionon në bazë të parimit “Kap ca të kapësh”, andaj duhen shpallur në kërkim. Nuk mungoi edhe një reagim nga shoqata e gjyqtarëve , ku u theksua se kryeministri po minon besimin e qytetarëve në sistemin  e drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gent ibrahimi komisioni i ligjeve ligji special për grupimin e kçk ngritja e spak edi rama gent ibrahimi komisioni i ligjeve ligji special për grupimin e kçk ngritja e spak

Sondazh

Poll