Aktualitet

“A do ketë fuqi SPAK të arrestojë politikanët e korruptuar? “, kreu i KLP-së i përgjigjet Përmetit

18 Tetor 2019, 09:42 Nga DOSJA
“A do ketë fuqi SPAK të arrestojë politikanët e

Tiranë- Debate pati sot në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi në lidhje me ngritjen e SPAK, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.

Deputeti Andi Përmeti në një moment i kërkoi Ibrahimit që të dalin para përgjegjësisë politikanët e korruptuar. Ai i ka ngritur pyetjen Ibrahimit se a do të ketë SPAK fuqinë për të dënuar politikanët e korruptuar, ky i fundit është përgjigjur:” SPAK ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.” 

Biseda:  

Andi Përmeti– “Shqiptarët shpresojnë shumë nga SPAK, nga drejtësia e re. Është mbase shpresa e fundit që na ndan nga një shtet ndryshe në të ardhmen, ndryshe nga ky i sotmi ku secili kërkon një pozicion per te mbushur xhepin dhe jo për të bërë diçka të mirë, gjithashtu është shpresa e fundit e shqiptarëve për të vendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga politikanë të korruptuar që kanë 30 vjet qe e vjedhin këtë vend. Prandaj ju uroj pune të mbarë por mbi të gjitha shpresa që SPAK të jete sa më shpejt në funksion. Gjithashtu dua t’ju pyes: A do ketë kushtet dhe fuqi SPAK të çoj përpara përgjegjësisë, të arretojë politikanet e korruptuar apo si Vettingu, të paktën deri me sot do të mjaftohet duke i larguar ata nga skena politike, ku ata do te mundë të shijojnë të qetë lekët që iu kanë vjedhur ndër vite shqiptarëve.? 

Genti Ibrahimi: Rezultati real do te duket nga rezultati i SPAK. SPAK ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në sistemin e drejtësisë është ngritur “grupimi më i rrezikshëm kriminal i quajtur KÇK , (Kap  Ç’të Kapësh). Duke iu referuar këtyre pohimeve, Gent Ibrahimi e ka quajtur qëndrimin e Ramës si akuzë politike dhe që është e pamjaftueshme për të bërë gjyq.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi përmeti gent ibrahimi komisoni i ligjeve andi përmeti gent ibrahimi komisoni i ligjeve

Sondazh

Poll