Aktualitet

Me armë në kokë/ Rrëmbehet 31-vjeçari nga Burreli, arrestohet një person, katër në kërkim

18 Tetor 2019, 09:28 Nga DOSJA
Me armë në kokë/ Rrëmbehet 31-vjeçari nga Burreli,

BURREL– Një 31-vjeçar nga Burreli është marrë peng nga pesë persona nga i njëjti qytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 31-vjeçari me inicialet A.H., është rrëmbyer, duke i vënë armën në kokë dhe duke e futur në një makinë në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel.

Më pas të riun e kanë dërguar në shtëpinë e njërit prej personave që tashmë është shpallur në kërkim, me inicialet I.K..

Disa minuta pas rrëmbimit, policia ka ndërhyrë dhe liruar pengun, duke vënë në pranga edhe një nga autorët. Tre të tjerët janë shpallur në kërki.m

Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje është bërë një sherr i vjetër mes pengmarrësve dhe 31-vjeçarit. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë 

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person burrel rrembehet 31 vjecari ne burrel arrestohet 1 person burrel rrembehet 31 vjecari ne burrel

Sondazh

Poll