Aktualitet

“Kriminel, vuajtjet e atij fëmije rënçin tek të tutë”, qytetarët masakrojnë ambasadorin për rastin e Alvinit, Gazhel

18 Tetor 2019, 09:54 Nga DOSJA
“Kriminel, vuajtjet e atij fëmije rënçin tek të

TIRANË– Pas publikimit të rastit të Alvin Berishës, qytetarët kanë shkuar në profilet e ambasadorit Gent Gazheli, që ka në dorë fatin e këtij fëmije dhe e kanë masakruar në komente.

Ndër të tjera, shumë nga komentuesit mallkojnë ambasadorin që nuk ndërhyn në rastin e Alvinit, në mënyrë që 11-vjeçari të shpëtojë nga kampet e Sirisë dhe të kthehet në gjirin e të atit, Afrim Berishës.

“Po ti zoti Gentian,qe paguhesh per te qen ne sherbim te atedheut dhe te popullit.Perse eleminon postimet duke fshire dhe komentet ??
Apo puna jote sot,si ambasador asht te fshish komentet e jo te perballesh me nje problem qe eshte kompetenza jote???”– shkruan dikush në koment.

“Reago per Alvin!!! Se di si nje njeri normal apo prind mund te shikoj ate video dhe te hesht!! Bashkoni Alvin me te atin sa me shpejt!!”– shkruajnë njëri nga komentuesit.

Vuajtjet e atij femije , ty ishalla tek femjet e tu,”- shkrun një tjetër.

“Turp të kesh që lë një femijë të braktisur në mëshirë të fatit!”- vijon dikush më tej.

“Shum shpejt ke per t vdek,”– thotë dikush më tej.

“Plehrat si puna jote e kane vendin ne kosh,”- vijon edhe një tjetër.

O hajdut o krimnel kjo histori deri sa te dalesh publikisht te kerkosh ndjes nuk te shqitemi…. se dhe Po te duash ti ste le populli ne kete histori qe tregove injoranxen e paaftesin tend si administrat e poppullit shqiptare.. Alvini ka gjithe poppullin italian e gjithe komuniteti shqiptar ne mebshtetje… Sa do ti kancelosh mesazhet .. njerez si ty na moren ne qafe se jeni hajduta te koroptuar se ske vajt per te mire te poppullit aty ke vajtur per interesat e tua personale…,”- vijon dikush më tej.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha gent gazheli masakrohet ne komente historia e alvin berishes ne siri afrim berisha alvin berisha gent gazheli masakrohet ne komente historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll