Aktualitet

Tedi Blushi: Dy vartësit e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca kapen me drogë

Sipas tij, këto ngjarje provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

13 Gusht 2023, 20:11 Nga k.m.
Tedi Blushi: Dy vartësit e ministres së Bujqësisë, Frida
Droga e sekuestruar

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook është shprehur se sot në Pogradec janë ndaluar në flagrancë dy punonjës të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Pa i përmendur emrat e tyre, Blushi shkruan se të dy janë vartës të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tij, këto ngjarje provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

POSTIMI I PLOTË

PAS USHTARËVE TË PELESHIT EDHE VARTËSIT E FRIDA KRIFCËS KAPEN ME DROGË!

Sot në Pogradec janë ndaluar në flagrancë dy punonjës lokalë të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Arrestimi i tyre (falë ndihmës së shërbimeve partnere) vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të serave të kanabisit në repartin special të Forcave të Armatosura të mbjella nga vetë ushtarët! Këto skandale të njëpasnjëshme provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Narko-Qeveria nuk është një fantazi! Inkriminimi i administratës publike, në funksion të blerjes së zgjedhjeve me paratë e drogës, është fakt që vërtetohet çdo ditë! Kjo është fytyra e së keqes që duhet shkulur me rrënjë! Në foto: Sasia e drogës që ju kap sot dy vartësve të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që do trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

tedi blushi

Sondazh

Poll