Aktualitet

Kapet kokainë me vlerë 1.3 milionë euro në Maltë, shqiptari dhe 2 italianë përfundojnë në prangat e Policisë

Për trafikun e drogës u arrestuan dy italianë të moshës 44 dhe 40 vjeç dhe një shqiptar, po ashtu 40 vjeç. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije.

13 Gusht 2023, 18:27 Nga k.m.
Kapet kokainë me vlerë 1.3 milionë euro në Maltë,
Droga e kapur

MALTË- Një sasi e madhe kokaine me vlerë rreth 1.3 milionë euro u sekuestrua pasi Policia e Maltës arrestoi tre persona (një prej tyre shqiptar). Sipas mediave të huaja, tre të arrestuarit po vëzhgoheshin prej kohësh derisa përfunduan në prangat e Policisë.

Për trafikun e drogës u arrestuan dy italianë të moshës 44 dhe 40 vjeç dhe një shqiptar, po ashtu 40 vjeç. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije. Një nga italianët u arrestua në makinën e tij në Gjirin e Shën Palit dhe të tjerët në Qormi.

Nga hetimet rezultoi se droga e sekuestruar kishte një vlerë rruge prej 1.3 milionë euro. Një qese brenda makinës kishte 10 pako me gjithsej 10 kg kokainë.

Hetimet ende vazhdojnë...

malte

Sondazh

Poll