Aktualitet

Aksidenti me pasojë vdekjen e bariut në Gjirokastër, policia vë në pranga 2 shoferët

Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

13 Gusht 2023, 18:34 Nga a.l
Aksidenti me pasojë vdekjen e bariut në Gjirokastër, policia
Aksident në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy shoferët që u përfshinë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku humbi jetën një 60-vjeçar. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë përplasjes pasditen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën personi i identifikuar me iniciale V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne gjirokaster

Sondazh

Poll